Deputeti Socialist Erion Braçe, gjatë një takimi me banorë të Lushnjës, duke ju përgjigjur shqetësimit të tyre deklaroi se ka kërkuar largimin e shefit të policisë rrugore në këtë qytet prej kohësh, për shkak të sjelljeve të tij. Në një video të publikuar në rrjetet sociale deputeti socialist, nuk ka kursyer akuzat ndaj shefit të rrugores, të cilin e ka quajtur rrugaç.

“Po pse mo me një rrugaç siç është ai shefi i qarkullimit të Lushnjës do merrem unë? Unë ka gjashtë muaj që i them qeverisë ta heqin atë rrugaç nga Lushnja”, thotë Braçe.

Më tej deputeti socialist thotë se ai nuk është komandant i policëve dhe se nuk mund të bëj asgjë për këtë. “Ma keni dhënë mua votën, por unë nuk jam komandant i policëve”, thotë Braçe. “Shqetësimet që kam marrë nga banorët e Lushnjës për shefin e qarkullimit rrugor janë shumë të mëdha. Ai është abuziv; është arrogant; është gojështhurur; është rrugaç”, përfundon Braçe.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: