TIRANE – Deputeti socialist Erion Braçe, reagoi pas shkrimit të publikuar në gazetën greke Kathimerini, ku hidhen dyshime se partisë PDIU qëndron presidenti turk Erdogan.
Braçe habitet me pretendimet e grekëve dhe pyet “Po pas PBDNJ, kush qëndron, Tsipras?”
Statusi i plotë i Braçes:
“Po lexoj se grekët mendojnë që, pas PDIU qëndron Erdogan!!
Janë të bindur, por nuk kanë asnjë provë, vetëm ç’thotë Sali Berisha.
Pyetjen e kam unë;
Po pas PBDNJ, kush qëndron, Tsipras?
Po si ka mundësi që një vend i Bashkimit Europian të vijojë të mendojë kështu.
Shikoni, marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë të rëndësishme, jemi fqinjë të mirë mendoj unë dhe, duhet të dialogojmë, diskutojmë, bashkëpunojmë, si partner të barabartë e serioze ama, në Europë, këtë të këtij shekulli”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb