TIRANE– Seanca plenare e kësaj së enjte shoqëruar sërish me tensione, teksa deputetët e PD-së bllokuar foltoren pasi kryeparlamentari Ruçi i ndërpreu fjalën kryedemokratit Basha, i cili po hidhte akuza ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas kësaj, kreu i Kuvendit Ruçi ndërpreu për disa minuta seancën plenare. Por pavarësisht kësaj, kryedemokrati Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha vijuar të flasin, duke transmetuar fjalën e tyre live në rrjetin social “Facebook”.

Sakaq, deputeti socialist Erjon Braçe ka zgjedhur të filmojë këtë situatë, duke e publikuar në “Instagram”. Duke e etiketuar “hahahaha”, deputeti kërkon të tregojë se sa ka qeshur me situatën.

Në video shfaqet deputeti demokrat Gent Strazimri duke filmuar Sali Berishën, i cili ndodhej live në “Facebook”, ndërsa pranë tij qëndron Flamur Noka. E teksa ish-kreu i PD lexonte njëra pas tjetrës disa deklarata dhe akuzonte kryeministrin Rama, ky i fundit ishte çuar në këmbë për ta parë, pasi e bllokonte grupi i deputetëve demokratë që ishin mbledhur para foltores.

Në video shfaqet edhe kryedemokrati Basha duke folur në telefon, dhe pak çaste me pas edhe ministri Xhafaj, i cili edhe pse ka dëgjuar një lumë akuzash ndaj vëllait të tij, shfaqet i qeshur.

Ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha!!!!

A post shared by Erjon Brace (@erionbrace) on

Vetëm pak çaste më pas, ai ka publikuar një tjetër video nga zhvillimet në sallën e seancave plenare, ndërkohë që kryeparlamentari Ruçi ndërpreu punimet e Kuvendit.

“Po Lulat pse jane kaq te pikelluar?!”, shkruan deputeti socialist.
bag

Vazhdon; Po Lulat pse jane kaq te pikelluar?!

A post shared by Erjon Brace (@erionbrace) on

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb