Deputeti Erion Braçe ka folur gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë për bujqësinë.

Ai ka thënë se çmimet e rritura në bujqësi janë dhe si pasojë e politikave të gabuara të qeverisë, dukë nënvizuar se tregu i nitratit dhe plehrave kimikë është i përqendruar në duart e pak personave.

Braçe vuri në dukje se sistemet e vaditjes nuk janë efikase në të gjitha zonat. Ai tha se në zonat që vaditja mungon, uji shpërndahet nëpërmjet pompave që ka një kosto të madhe sipas tij për fermerët.

“Kemi tre probleme të mëdha në bujqësi. I pari ka të bëjë me çmimet e rritura të imputeve bujqësore, plehrave kimike. Ndryshimet e klimës, nevoja për ujë dhe vetë burimet ujore. Kripëzimi i tokave i puseve nëntokësore, më konkretisht afër zonave bregdetare, siç është dhe pjesa perëndimore e Bashkisë së madhe të Divjakës. Në këtë aspekt qeveria është dorëzuar r dhe po përsërit vetveten. Në fakt nuk është tregu, por është i kapur deri në fund. Numrat janë këto, 2 kompani zotërojnë 89% të dapit, dy kompani zotërojnë 93% të nitratit.

E kemi miratuar ne me vendime këto. Gruri del me humbje, misri del me fitim të pakët, sera del me humbje, blegtoria del me humbje. Lumenjtë marrin përpara gjithë çfarë është prodhim. Domatet dështojnë të bëjnë frut. Është bërë punë e madhe veçanërisht në vitet tona. Lushnja dhe Divjaka kanë 4 degë vaditje. Kjo vjeshtë do të kthehet në problem për shkak të çmimit të naftës. Hidrofori i ri u ndërtua në Divjakë, duke i ardhur në ndihmë parkut, një tjetër hidrofor është në ndërtim e sipër. Një pjesë e skemave ujitje nuk janë efektive. Çfarë përdoret për vaditje? Pompat. Kosto është shumë e madhe. Këto janë kosto që nuk përballohen dot tani. Do të doja shumë të dëgjoja në këtë sallë për betejën për ujin në bujqësi”, tha Braçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb