TIRANE

Gazeta gjermane ‘Bild’ publikoi 6 audio-përgjime në të cilën përfshiheshin biseda të përfaqësuesve të PS të Durrësit dhe Shijakut me Astrit Avdylaj. Por sot zv.kryeministri Erion Braçe  nga studio e emisionit “Open” zbuloi emrin e prokurorit që sipas tij mund të ketë shitur këto dosje.

Sipas Braçes ai është prokurori Besim Hajdarmataj. Ai tha se ky i fundit nuk e ha hetuar materialin që ka marrë nga policia dhe prokurori i Kavajës, Anton Martini

“Ata kanë prodhuar CD mbi dosjen 339 dhe i kanë mbajtur në xhep për tu mbrojtur nga hetimi,”- tha Braçe.

Braçe tha se tre personat e përmendur në dosje, Vangjush Dako, kreu i Bashkisë së Shijakut dhe drejtori i Ujësjellësit të Shijakut nuk kandidojnë, por ka ndërhyrë menjëherë Eni Vasili që tha se Vangjush Dako është kryetar i shtabit elektoral të Durrësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb