TIRANË – Deputeti socialist Erion Braçe zbulon një nga kushtet e fshehta që duket se PD-ja, sipas tij, synon t’i vendosë mazhorancës për kthimin në Kuvend dhe pikërisht, mospërdorimin e 84 votave prej saj për të miratuar çdo projektligj.

“Cili është kushti i ri? Mazhoranca të mos përdorë 84 vota në Kuvend pa pyetur Sali Berishën,” – pyet me ironi Braçe në Fb ndërsa shton: “ Berisha, Basha dhe gjithë rradha e tyre, duhet të kuptojnë se ky Kuvend është legjitim ndaj nuk ka kusht në botë që t’i thotë maxhorancës “mos përdor votat që ke, se s’dua unë, opozita!” Absurdi e ka një fund dhe ky është kufiri,” – thekson Braçe në përfundim.

Ky qëndrim i deputetit vjen pas negociatave që u zhvilluan sot ndërmjet opozitës dhe mazhorancës me ndërmjetësinë e europarlamentarit Eduard Kukan. Qëllimi i tyre ishte kthimi i opozitës në Kuvend me anë të të marrëveshjeje dypalëshe.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: