Në konferencën për mediat, Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve edhe për përzgjedhjen e Erjon Braces në postin e zv/kryeministrit.

“Erjon Brace, besoj se tregon të kundërtën e asaj që propagandohet. Jam një person që dëshiroj të punoj e rrethohem nga njerëz që janë dakord me mua për gjithcka. Brace është një provë fantastike që rrëzon këtë propagandë se si i shikoj unë marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Ajo që shihni në debate në televizor, është 1 e 100 e asaj që ndodh ne debatet tona të brendshme. Jemi një familje që kundërshton e bëjnë mirë dallimin mes qëllimit të përbashkët. Nuk ka ndan programi, na bashkon programi, qëllimi vizioni pork a debate për mënyrën më të mirë të realizimit të programit. Dua t’i them gjithë atyre që kanë kërkuar arsye dhe argumenta për ta goditur zgjedhjen e Braces: I merrni të keqen të gjithë. Për ju ai rron 2000 mijë vjet se unë rroj 1000.”- u shpreh Rama.

Sa i takon protestave që përfshinë vendin në fund vit, Rama tha se ato janë pjesë e një shoqërie demokratike normale.

“Është e mirëkuptueshme të keni pamundësinë të ambjentoheni me idenë se protestat janë pjesë e një shoqërie demokratike normale por jeni rritur në një vend ku protestat ishin ekskluzivitet i opozitës, dhe të tjerët e harruan idenë e protestës nga frika. Ndaj protestat mund t’ju duken si fundi i botës, por jo janë një mënyrë që të dëgjohesh. Kam që ditën e parë që kam kërkuar mandatin pa të tjerë në preher, që flas për bashkëqeverisje me njerëzit. Protestat janë një shenjë shumë e mirë për të kuptuar pulsin e qeverisjes. Më vjen shumë mirë që protestat kanë ndikuar pozitivisht te qeveria dhe te unë personalisht por ka protesta e protesta, se kur shkojmë te e diasporës. Nëse ajo është diaspora, Shqipëria do kishte vdekur e do ishte harruar kohë më pare. Ka protesta e protesta por të gjitha janë legjitime. Eshtë i mirëseardhur cdo përfaqësues i diasporës së teartit,kundershtues i ligjit të arsimit apo ku kanë mbetur në minorancë. Kemi detyrimin t’i dëgjojmë, por kemi përgjegjësinë për të udhëhequr” -theksoi Rama.

“Ministrat nuk janë shkarkuar janë zëvendësuar, ata kanë kontribute themelore. Nuk janë të mjaftueshme por Shqipëria sot nuk ka asnjë mundësi të krahasohet me atë të 5 viteve më parë. Dhe meqë folëm për Nikollën, e përsëris me kënaqësi e krenari është ministrja që asnjë burrë nuk e bëri në 22 vite. Nëse sot kemi një sistem në Shqipëri ku për të qenë mësues vepron merita jote, dhe politika s mund ta marr per zverku kjo është meritë e Lindita Nikollës. I ka kthyer mesuesit autoritetin dhe sigurinë e munguar për vite.

“Ligji i arsimit të lartë është një nga ligjet më të mira më të konsultuara, më gjithëpërfshirëse dhe jo vetëm nuk është arsye për të larguar Nikollën, po është arsye për ta respektuar. Ligjin nuk e ka bërë politika, kemi patur një vizion për ligjin, është produkt i një grupi njerëzish. Ashtu sikundër nëse do i referohemi teksteve të shkollës, fëmijët tanë mësojnë njësoj si fëmijët e familjes së madhe europiane.” – vijoi Rama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb