Ish-Presidenti i SHBA, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle kanë publikuar projektin e tyre më të ri, të titulluar “Ne, Njerëzit”.

Ky projekt është konceptuar për t’u shfaqur në formën e një seriali të shkurtër të animuar, afërsisht tre minuta secila dhe do të paraqitet në formën e videove muzikore.

Gjithsej sipas mediave të huaja do të jenë 10 seri, e do të transmetohen në platformën “Netflix”.

Çifti i famshëm shpjegoi se me anë të këtij projekti dëshirojnë të edukojnë brezin e ri, për të treguar të gjithë fuqinë që ata kanë si qytetarë.

Artistë të njohur dot ë jenë pjesë e episodeve të këngëve të tyre, mes të cilëve mund të përmendin: Bebe Rexhën, Adam Lambert, Andra Day, HER, Kyle Miranda etj.

Mësohet se premiera do të nisë më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë së SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb