Brad Pitt pretendon se Angelina Jolie po planifikonte “fshehurazi” të shiste aksionet e saj në pasurinë Château Miraval si “hakmarrje” për betejën e tyre ligjore.

Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga Page Six, aktori pretendon se ai dhe ish-gruaja e tij kishin rënë dakord më parë që ata kurrë nuk do të shisnin aksionet e tyre nëse nuk vendosnin ta bënin këtë së bashku.

Megjithatë, kur ata u ndanë në vitin 2019, ylli njoftoi se donte të “hiqte qafe” pronën franceze që bleu me Brad Pitt në 2008 për 30 milionë dollarë.

Përveç kësaj, ajo pranoi t’i jepte Pitt një pjesë më të madhe se sa i takonte, pasi pranoi se kishte investuar më shumë para dhe kohë në pasuri.

Megjithatë, në verën e vitit 2021, aktori zbuloi përmes avokatit të tij se Jolie i kishte shitur 50% të aksioneve të saj një oligarku rus, të cilin Pitt e kishte refuzuar më parë.

Ditën e sotme aktori pretendon se ish-bashkëshortja e tij ka bashkëpunuar fshehurazi pas shpine me Yuri Scheffler, i cili është edhe pronari i Stoli Group. Regjistrimet e reja pretendojnë se arsyeja pse Jolie nuk pranoi t’i shiste aksionet e saj Pitt ishte hakmarrja, pas betejës së tyre ligjore për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre.

“Vendimi i saj për t’i dhënë fund negociatave me Pitt ishte i qëllimshëm dhe i qartë. Siç do të vërtetohet në gjyq, veprimet e paligjshme të Jolie, i shkaktuan dëm serioz dhe të qëllimshëm Pitt dhe u bënë për të pasuruar padrejtësisht veten në kurriz të tij, thuhet në dokumentin e depozituar në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb