Pas 12 vitesh Brad Pitt i kërkon falje Jennifer Aniston, ish bashkëshortes së tij, të cilën e kishte lënë në 2005 për Angelina Jolie.

Cdo kush ka kohën e tij për të kuptuar fajet! Pas pesë vitesh martesë me artisten e ‘Friends’, Pitt dashurohet me Jolie gjatë xhirimeve të filmit ‘Mr.& Mrs. Smith’ dhe i kërkon menjëherë divorcin Anistonit, ashtu siç shkruan revista amerikane ‘Life & Style’ duke cituar burime anonime.

Aktori i cili ka bërë një hap prapa në kohë, meritë kjo edhe e seancave të vazhdueshme rehabilituese, pas divorcit me Jolie disa muaj më parë.

‘Brad Pitt jo vetëm që ka hequr dorë nga pija, por ka filluar edhe të bëje seanca terapie’, shkruar revista, që zbulon sesi një burim ka thënë që: ‘Brad i ka kërkuar falje Jen, që dikur i ka thyer zemrën dhe e ka bërë të vuaje. Zakonisht ai nuk hapet kështu, por falë kësaj terapie dhe periudhës së rehabilitimit, ka mësuar të shprehe ndjenjat e tij, duke u përpjekur të kuptoje edhe dhimbjen që i ka shkaktuar të tjerëve, në këtë rast Jennifer-it.

Një tjetër burim ka thënë që ajo e ka falur, duke i thënë që të fokusohet tek e ardhmja. Aniston do të festojë së fundmi 2 vjetorin e martesës me Justin Theroux, ndërsa Pitt vazhdon gjyqet për divorcin dhe çështjet që lidhen me kujdestarinë e 6 fëmijëve te tyre, Maddox, 15 vjeç, Pax, 13, Zahara, 12, Shiloh, 11, dhe binjakët 8 vjeç, Knox dhe Vivienne.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb