Fati duket se është në favor të Brad Pitt kohët e fundit. Pasi ka arritur të marrë kujdestarinë e fëmijëve, divi i Hollywood, duket se ka një flirt me këngëtaren 36 vjeçare Andra Day, të cilën e ka njohur gjatë Oscar 2021. Nuk është hera e parë që Pitt përfiton mbrapa qiuntave për të flirtuar.

Në 2020 gjatë Sag Awards, Brad u fotografua prapa skene teksa diskutonte përzemërsisht me ish bashkëshorten Jennifer Aniston. Fansat e çiftit kishin filluar të shpresonin për një rikthim mes tyre, por takimi nuk u transformua në diçka më shumë. Rreth një muaj më parë, në backstage e Academy 2021, aktori ja ka vënë syrin bukuroshes Andra Day.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një burim ka zbuluar për tabloidin anglez ‘Mirror’ ‘që Brad iu afrua Andras pasi e kishte studiuar gjatë atë.’ ‘Andra ka qenë në radarët e tij prej shumë kohësh. Kanë flirtuar në backstage e besojmë që kanë shkëmbyer edhe numrat e celularit. Mund të jetë edhe për punë, por një nga miqtë e Brad ka folur për faktin që të dy mund të jenë një çift i bukur’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: