Brad Pitt do të jetë një restaurues shtëpish në një show të ri televiziv. Aktori do të jetë ylli i Celebrity IOU, e cili do të nisë transmetimin në networkun kanadez Hgtv, Home and Garden Tv. Bëhet fjalë për një show ku ristrukturohen shtëpitë e personave të rëndësishëm në jetën e vetë personazheve të famshëm.

Rinovimi i banesave do të jetë një gjest falenderimi nga ana e yllit të kinemasë, në lidhje me personat që kanë pasur një rol pozitiv në jetën e tyre, ndoshta përpara se të bëheshin të famshëm. Pitt ka befasuar makeup artist dhe mikun e tij prej 30 vitesh Jean Black, duke i rinovuar garazhdin e banesës në Santa Monica në Californi dhe duke e transformuar në një shtëpi shumë të bukur përfshirë edhe një studio makeup.

“Më pëlqejnë tingujt e një kantieri ndërtimi. Nëse nuk ndërtoj diçka vdes, më pëlqen të shkoj në një vend dhe të eksploroj mundësitë për të bërë diçka”, theksoi aktori.

Mes të ftuarve të famshëm në pjesët e tjera të Show Michael Bubble, Rebel Wilson, Jeremy Renner, Viola Davis dhe Melissa McCarthy.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb