Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë qenë në të njëjtën datë në Broadway. Të dy janë parë të mërkurën mbrëma, teksa kanë qenë si pjesë e audiencës për filmin “Finding Neverland”.

Burimet tregojnë se Cooper dhe Shayk janë njohur me njëri – tjetrin me anë të miqve të përbashkët.

Cooper është ndarë me modelen Suki Waterhouse në fillim të këtij viti, por më pas ata janë parë në Coachella, duke përhapur zëra se janë rikthyer sërish bashkë.

Nga ana tjetër modelja ruse Shayk është ndarë nga futbollisti portugez Cristiano Ronaldo në janar 2015.

Nëse ka diçka më tepër se miqësi mes Cooper dhe Shayk asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një përgjigje.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb