SHBA
Bradley Cooper ka zbuluar se është kërcënuar me thikë, në një metro të NYC-së gjatë rrugës për të marrë vajzën e tij, Lea, në 2019-ën.

“Unë ecja nëpër qytetin e New Yorkut gjatë gjithë kohës me këto kufje – kjo ishte para pandemisë – isha në metro në 11:45 për të marrë Lea-n në qendër të qytetit në shkollën ruse dhe aty ndodhi”, tha aktori 46-vjeçar.

“Ishte goxha çmenduri. Aty e kuptova se e kisha tepruar duke ecur rehat nëpër qytet.”
Bradley vazhdoi: “Roja ime ishte pushim… Thjesht po ecja deri në fund të metrosë. Ndjeva se dikush po vinte. Mendova, ‘Oh, ata duan të bëjnë një foto ose diçka tjetër.’ Kur u ktheva pashë dikë me një thikë.”

Aktori i “A Star Is Born” e përshkroi armën si një “thikë të bukur” me “disa histori” pas saj.

“Nuk e mbaj mend çfarë muzike po dëgjoja në ato momente. Shikoja sytë e personit dhe jam çuditur se sa i ri ishte,”-tha ai. Pavarësisht se është mësuar të mos vrapojë kurrë nëse dikush i afrohej me armë, ylli i “Hangover” instinktivisht nxitoi për të dalë nga stacioni.

“Vrapova, u fsheha rreth hyrjes së bardhë të metrosë me pllaka dhe nxora telefonin,” tha ai. “. I bëra një foto. Pastaj ika drejt shkallëve. Ai filloi të vraponte në 7th Avenue. I bëra edhe dy fotografi të tjera.” Më pas, Cooper thirri dy oficerë policie aty pranë për t’u treguar atyre se çfarë ndodhi.

Ata më pyetën: ‘a je goditur me thikë’, unë ju përgjigja: ‘jo, jo jam mirë’, polici vazhdoi: ‘mund të jesh goditur dhe nuk e kupton, se pas sulmeve me thikë njerëzit mund të kalojnë në shok.’ “Unë pashë nëse ai kishte të drejtë … Dhe pastaj u ktheva në metro dhe mora vajzën time.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb