Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se Korca është zona më e goditur nga politikat korruptive të qeverisë Rama.

Brahimllari shprehet se kjo maxhorancë vazhdon që të dëshmojë se është armike e biznesit.

Postimi i Endrit Braimllarit:

Korça me e goditura nga politikat klienteliste dhe korruptive te kesaj qeverie.

Qeveria Rama armiku numer nje i biznesit.

Qarku me resurse te jashtezakonshme persa i perket bujqesise edhe turizmit, sot po perballet me nje situate te veshtire nga mungesa e strategjise se kesaj qeverie.

Mungesa e investimeve ne bujqesi ka sjelle falimentimin e fermereve dhe per rrjedhoje jane mbyllur vendet e punes.

Agroturizmi si nje mundesi e mire punesimi sot eshte me i godituri ne qark per shkak te pandemise dhe keqmenaxhimit te qeverise. Pjesa me e madhe e bujtinave qe misherojne mikpritjen tradicionale Korçare sot jane ne ditet me te veshtira sepse te gjitha jane te ndertuar me kredi dhe ne kete situate nuk kane mundesi per te paguar kredine.

Qeveria Rama nuk eshte ne krah te biznesit por me politikat klienteliste po ndihmon ne falimentimin dhe mbylljen e vendeve te punes. Sot kjo qeveri eshte armiku numer nje i biznesit.

Nevojitet nje plan i thelluar ekonomik per te nxjerre vendin nga kriza.

Mbeshtetje maksimale biznesit te vogel dhe te mesem me politika fiskale qe i favorizojne, mundesi punesimi, politika fiskale qe favorizojne bizneset qe hapen per here te pare nga te rinjte dhe nje politik simuluese per agroturizmim i cili jo vetem krijon mundesi punesimi por forcon shume edhe traditen e jazhtezakonshme te kesaj zone.

#shqiperia_shtepia_juaj??

 (d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb