Deputeti socialist Spartak Braho në seancën e sotme parlamentare tha se me ligjin kundër lojërave  maxhoranca parandalon piramidat e 1997.

“Maxhoranca parandalon katrahurën ekonomiko financiare e ngjashme me   piramidat e viteve 1996- 1997. Jo vetëm sot vendimi i kuvendit por dhe më pas zbatimi i tij njëkohësisht dhe dita e sotme është ditë historike , arritje suksesi në qeverisjen e maxhorancës socialiste”

Ai tha se kështu preken interesa të mëdha financiare të mafias kjo është dhe arsyeja që  deputetët kanë pasur presion të madh.

“Është vënë në dukje se ka pasur presion të madh për tiu kundërvënë për eliminimin e lojrave të bixhozit. Kjo pritej sa kohë që duke eliminuar bixhozin e lojrave të fatit, preken rëndë interesat e mëdha financiare të mafias që ushtrojnë për shumë vite këtë aktivitet, të grupimeve dhe individëve të caktuar që kanë fituar dhe fitojnë miliona nga ky lloj biznesi vesi, i ngjashëm me biznesin e prostitucionit.”

Deputeti nuk lë pa përmendur as opozitën dhe ish liderin e saj, Sali Berisha duke e etiketuar “kryebixhozçiu dhe kopeja e tij politike e degjeneruar”

“Nuk më çudit as rreshtimi i opozitës në këtë krah pasi kryebixhozçiu, akaparuesi si dhe përfituesi më i madh mbetet Sali Berisha, kopeja e tij politike i cili vazhdon po të jetë po ai si dikur me piramidat e 1996-1997. Kjo është arsyeja që ata nuk kanë ardhur sot në këtë seancë për të votuar ligjin. Kjo i demaskon si forcë politike regresive dhe e degjeneruar.”

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb