TIRANE- Kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU, Vjollca Braho, u shpreh sot se kjo parti është model dhe mbart vlera të cilat kanë ndikuar në rritjen e numrit të anëtarëve të saj në mbarë vendin. Gjatë kongresit të PDIU, Braho tha para delegatëve të partisë, se në zgjedhjet e ardhshme, PDIU do të ketë më shumë mandate deputetësh, duke u ndalur dhe tek numri i këshilltarëve të fituar në zgjedhjet lokale.

Më tej në fjalën e saj, Braho u ndal tek bashkimi kombëtar dhe te zgjidhja e çështjes çame.

“Zgjedhjet brenda PDIU janë model për partitë në vend. Kjo tregon se në këtë vend ka të ardhme. Falë vlerave të saj PDIU është rritur në të gjithë Shqipërisë. Anëtarët e PDIU në mbarë vendin do të kthehen nga mandate e këshilltarësh në mandate deputetësh në zgjedhjet e ardhshme. Me rëndësi për ne është zgjidhja e çështjes çame. Me vizitën ën Tiranë, shpresoj që Kotzias të pranojë atë që ka ndodhur më këtë komunitet. Gjatë kësaj vizite të ketë guximin të deklarojë heqjen e ligjit të luftës. Jam e bindur se të gjithë ne do të lëvizim dhe malet për të zgjidhur çështjen çame.

Kryetari Idrizi i ka quajtur me të drejtë kryefamiljarët e familjeve si dhëndurët e Çamërisë. PDIU në drejtimin e Shpëtim Idrizit do të vazhdojë të mbrojë dhe të ngrejë më lart vlerat e saj”, tha Braho.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: