TIRANË- Pas përfundimit të seancës dëgjimore me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, lidhur me ngjarjen dhe angazhimin e strukturave përkatëse të Policisë së Shtetit mbi zhvillimet e fundit të ndodhura në Lazarat, Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho dha një prononcim për mediat.

Në fjalën e tij, Braho shprehu besimin se strukturat e Policisë së Shtetit dhe i institucioneve të tjera shtetërore do të arrijnë që të luftojnë krimin në Lazarat dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Komisioni i Sigurisë Kombëtare sipas procedurave organizoi këtë llogaridhënie të  ministrit dhe të përfaqësuesve të tjerë të Policisë së Shtetit me qëllim jo vetëm informimin, por dhe solidarizimin me aksionin e suksesshëm të Policisë së Shtetit dhe për përcaktimin e masave për të ardhmen. Policia e Shtetit, Qeveria, tërë strukturat e qeverisë të kësaj mazhorance do ta çmontojnë nga rrënjët inkubatorin kriminal të Lazaratit dhe tërë Lazaratët e tjerë të Shqipërisë”, theksoi Braho.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: