TIRANE- Deputeti LSI Spartak Braho ka pranuar sot faktin se ka shumë deputetë nga radhët e mazhorancës e opozitës që kanë përdorur drogë. Duke folur në Komisionin e Posaçëm për Dekriminalizimin, Braho i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili i ka kërkuar kryeministrit Rama të bëjë testin e drogës.

Sipas deputetit Spartak Braho, duhet të forcohet ligji për dekriminalizimin, sepse “testi drogës nuk është gjë, pasi ka shumë që e kanë përdorur”.

tryeza e dekrilminalizimit

“Felaj të na e sillte këtu projektligjin për dekriminalizimin. Ky ligj duhet forcuar. Nuk është gjë testi drogës, pasi ka shumë që e kanë përdorur. Ka shumë që kanë përdorur drogë nga ju edhe nga ne”, tha deputeti Braho.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb