Brazili ka arritur të mposht Uruguain në një ndeshje miqësore me rezultat 1:0. Ka qenë një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat por që në fund fitorja u takoi brazilianëve.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 76-të. Një incident në zonë nga Diego Laxalt në Danilon bëri që gjyqtari të akordonte penaltinë që u shndërrua në gol nga Neymari. Në këtë ndeshje për herë të parë debutoi për Brazilin lojtari i Napolit, Allan.

Edhe pse ishte vetëm një miqësore gjyqtari kryesor i ndeshjes nxorri tetë kartonë të verdhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: