KORÇË

Me sa duket Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndezur motorrët e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me strukturat në Maliq ku ndër të tjera thekson se 25 prilli është festë kombëtare dhe se populli do zhdukë me votë sektin me famëkeq të Rilindjes.

Sipas tij, më 25 prill fillon një epokë e re ajo e shërbimit qytetar.

POSTIMI I BRAIMLLARIT
Me strukturat e LSI në Bashkinë Maliq.
25 prilli festë kombëtare, populli do zhdukë me votë sektin me famëkeq të Rilindjes.
25 Prilli datë historike që ndan një herë e mirë të keqen nga e mira.
Me 25 Prill merr fund koha e politikanëve mashtrues, të papërgjegjshëm dhe arrogant të Rilindjes.
25 prill koha e një politike të re, me energji pozitive për një Shqipëri më pozitive.
Më 25 Prill merr fund koha e të emëruarve fiktiv të Ramës.
25 Prill fillon një epokë e re ajo e shërbimit qytetar.
LSI forcë pozitive.
LSI e vendosur qartë në mbrojtje të interesit të qytetarëve.
LSI më e fortë se kurrë ka mbështetjen e të rinjve që e duan vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Të punojmë të gjithë për të bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.
#shqipëria_shtëpia_juaj??

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: