Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka reaguar së fundmi për çështjen e inceneratorëve, ku i bën thirrje organeve kompetente të çojnë përgjegjësit e kësaj afere korruptive përpara drejtësisë.

Braimllari nuk in dal akuzat ndaj Ramës dhe Veliajt duke theksuar se këta të fundit, jo vetëm kanë abuzuar me procedurat e e ndërtimit të inceneratorëve, por mbi të gjitha kanë keqpërdorur institucionet e shtetit, gjë që ka çuar në thellimin e evazionit fiskal. Gjithashtu, sipas Sekretarit të LSI-së përdorimi i identitetit të personave që kanë ndërruar jetë i ka kushtuar shqiptarëve 189 milionë dollar.

“Qytetaret paguajnë çdo dite 80.000 dollare per inceneratoret qe nuk funksionojnë”, shkruan ai në Facebook.

Në përfundim të statusit të tij, Braimllari i bën thirrje SPAK-ut të thellojë hetimet dhe garanton qytetarët se LSI ka punuar gjithnjë që drejtësia të jetë në funksion te tyre dhe jo të dyshes Rama- Veliaj.

“Koha nuk pret, qytetaret duan drejtësi”, shkruan Endrit Braimllari.

Statusi i plotë:

Afera me e madhe korruptive ne vend ajo e inceneratoreve duhet te zbardhet sa me shpejt dhe te çoje para drejtesise pergjegjesit e vertete.
Kokat e kesaj afere ndodhen ne kryeministri dhe ne bashkine e Tiranes.
Asnje ngjarje nuk mund te terheq vemendjen nga kjo çeshtje e cila per nga permasat ka hyre ne histori.
Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk jane mjaftuar vetem me abuzimim ne proçederuat e ndertimi te inceneratoreve por kane thelluar me tej kete skeme korruptive duke vene instuticionet shtetore ne funksion te evazioni fiskal duke perdorur indetitete te moshuarve apo persona te cilet kane nderruar jete, skeme kjo qe i ka kushtuar qytetareve 189 milion dollare.
Ndekohe qytetaret paguajne cdo dite 80.000 dollare per inceneratoret qe nuk funksionojne.
SPAK duhet te thelloje hetimet te shkoj tek pergjegjesit e vertete te kesaj afere.
Kontributi i jashtezakonshem i LSI per te votuar reformen ne drejtesi me 140 vota u be pikerisht qe qytetaret te merrnin drejtesi dhe ne te kishim nje sistem te pavarur drejtesie, jo nje sistem qe dirigjohet nga dyshja Rama-Veliaj.
Koha nuk pret, qytetaret duan drejtesi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb