“Heqja nga vendimmarrja e Këshillave Bashkiak me shumice te cilësuar dhe kalimin e tjetërsimit te pronës publike apo shtetërore me shumice te thjeshte, tregon qarte qe vendimet do te jene ne interes te klientëve te qeverise dhe jo me ne interesin publik.”.

Kështu deklaron sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Braimllari shkruan se; “Heqja e mekanizmit te kontrollit te opozites me ane te votes per te mbrojtur interesin qytetar per çeshtje te tilla tregon qarte aksionin e maxhorances per te shkaterruar interesin publik per interesa klientiliste.”.

REAGIMI I BRAIMLLARIT
Levizja Socialiste per Integrim ka derguar ne Gjykaten Kushtetuese ndryshimet e bera ne ligjin per “Veteqeverisjen Vendore”.
Heqja nga vendimarrja e Keshillave Bashkiak me shumice te cilesuar dhe kalimin e tjetersimit te prones publike apo shteterore me shumice te thjeshte, tregon qarte qe vendimet do te jene ne interes te klienteve te qeverise dhe jo me ne interesin publik.
Vota e cilesuar ne Keshilla Bashkiak pikerisht per çeshtje te tilla te rendesishme me interes te larte publike eshte garanci per t’ju shmangur abuzimeve.
Vota e cilesuar eshte garanci per te permiresuar vendimarrjen dhe shpreh vullnetin e drejtperdrejte te shumices se qytetareve.
Heqja e mekanizmit te kontrollit te opozites me ane te votes per te mbrojtur interesin qytetar per çeshtje te tilla tregon qarte aksionin e maxhorances per te shkaterruar interesin publik per interesa klientiliste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: