Ish- deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari përmes një statusi në Facebook thotë se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore u bllokua sot nga përfaqësuesit e PS. Ai po ashtu ngre pikëpyëtje se si ka mundësi që ambasadori i BE-së, doli dhe përshëndeti rifillimin e Këshillit Politik.

Ndërsa hedh dyshime, Braimllari pyet: Kur e ka vendosur Damiani me Sorekën që ta mbledhin Këshillin Politik?

STATUSI I PLOTË
Pyetje për Damianin dhe Sorekën!!
Damiani me shokë e bllokuan Këshillin Politik.
Ndërsa Ambasadori Soreca çuditërisht e përshëndeti rifillimin e Këshillit Politik.
Askush nuk ka asnjë informacion për vendin dhe orën e mbledhjes së Këshillit Politik.
Po i pyesim publikisht:
Kur e ka vendosur Damiani me Sorekën që ta mbledhin Këshillin Politik ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: