Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka postuar në rrejt një video që tregon se si u bllokua rruga nacionale Librazhd-Elbasan pas shirave të rrëmbyeshme. Në video duket se si bien inertet e gurët, gjë që sipas tij, jo vetëm ka sjellë bllokimin e rrugës, por edhe ka rrezikuar jetën e qytetarëve.

STATUSI I PLOTË
Babezia per te grabitur e Rilindjes rrezikon jeten e qytetareve.

Me shume se nje ore qytetaret te bllokuar nga mungesa e mirembatjes se rruges nacionale Librazhd- Elbasan duke veshtiresuar qarkullimin e automjeteve por dhe duke rrezikuar jeten e qytetareve.

Tenderat korruptiv, te mirembatjes se rruges menaxhohen nga Taulant Balla dhe Rilindasit e tjere te cilet po vene ne rrezik jeten e qytetareve nga babezia per te grabitur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb