Sekretari i Përgjithshëm i LSI i është rikthyer situatës së krijuar javën e kaluar në kufi ku ka akuzuar edhe ish- ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqjan.

Endrit Braimllari shkruan se sipas Ilir Beqjat qeveria nuk i paguan tamponet emigrantëve pasi këta të fundit paguajnë taksa në Greqi.

Por nga ana tjetër Braimllari thotë se sot Beqja duhet të ishte në burg për koncesionet klienteliste në kohën si ministër ndërkohë që emigrantët kanë 30 vite që mbajnë shtetn.

 

STATUSI NGA ENDRIT BRAIMLLARI

Ilir Beqaj sot duhet te ishte ne burg per koncensionet klienteliste.

Thote qe qeveria nuk paguan per tamponet sepse emigrantet paguajne taksa ne Greqi.

Por harron ky njeri i korruptuar deri ne palce qe remitancat kane 30 vite qe e mbajne kete shtet. Rama dhe Beqaj mendojne vetem si te rrjepin qytetaret, te tallen me djersen e emigranteve dhe keto para tja cojne Vilmes dhe PPP-ve te kryehajdutit Beqaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb