Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari deklaron se sot Korça vuan monopolin e oligarkisë, duke theksuar se të rinjtë korçarë meritojnë vlerësim dhe përfaqësim.

Sipas tij, pas 25 prillit ka vetëm ndëshkim popullor për oligarkinë.

“Korça sot vuan monopolin e oligarkisë dhe pushtetit personal të Niko Peleshit në kurriz të qytetarëve të ndershëm.
Të rinjtë korçarë meritojnë vlerësim dhe përfaqësim. Përfaqësuesit e klanit të plehrave në Korçë do të marrin goditjen përfundimtare nga të rinjtë Korçarë.
Të bëjnë kujdes se goditja popullore do të jetë e pamëshirshme dhe nuk ka më makinacion politik që do mund ti shpëtojë.
Pas 25 Prillit, ka vetëm ndëshkim popullor për oligarkinë dhe për ato të cilët abuzojnë me qytetarët. #shqipëria_shtëpia_juaj🇦🇱”, deklaron ai.

Braimllari
Braimllari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb