Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka vijuar me turin e takimeve në Korçë duke u ndalur sot në Lubonjë.

Një banor ka informuar Braimllarin se i vetmi investim që është bërë në këtë fshat nga qeveria është rruga që e ka bërë TAP-i.

‘’Njësia administrative Lubonjë ka peshën më të madhe në bujqësi. Nga qeveria është lënë tërësisht në harresë, duke filluar që nga subvencionimi I fermerëve. I vetmi investim që është bërë në fshatin tonë është rruga dhe ky investim është bërë nga TAP.

Investimet nga qeveria janë zero. Të rinjtë dhe të rejat janë larguar nga fshati për shkak të varfërisë dhe mos mbështetjes nga kjo qeveri.’’- tha banori.

Braimllari nga ana tjetër thotë se sa herë ndërhyn qeveria, situata zhytet edhe më tej në krizë. Ai kërkon që më 25 prill të rinjtë e të rejat të marrin pjesë masivisht në votime për t’i dhënë goditjen përfundimtare qeverisë së Ramës.

‘’Kjo është një qeveri që e zhyt akoma dhe më shumë këtë vend në krizë. Shikoni se si po menaxhohet situata nga përmbytjet. Sa herë ndërhyn qeveri zhytet situate më tej në krizë dhe nuk ka zgjidhje. E vetmja rrugë është që më 25 prill të marrin pjesë masivisht të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Lubonjës, të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Vithkuqit, të gjithë të rinjtë dhe të rejat e qarkut të Korçës për ti dhënë goditjen përfundimtare kësaj qeverie që ka varfëruar në ekstrem vendin.’’- tha Braimllari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb