Sekretari i përgjithshëm dhe ish deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, me anë të një postimi në “Facebook” lajmëron se ka zhvilluar një takim me qytetarët në Maliq.

Braimllari shprehet se Maliqi ka 25 vjet që drejtohet nga një njeri, duke shtuar se duhet të marrë fund kjo lloj politike.

Sipas tij, duhet të përfundojë mendësia, sipas së cilës krerët e bashkive mendojnë vetëm për vete dhe pushteti real t’ju kthehet qytetarëve.

Postimi i ish-deputetit të LSI-së Endrit Braimllari:

Maliqi nuk mund te rri peng i nje kryetari bashkie qe ka 25 vjet qe varferon ne ekstrem qytetaret dhe mendon vetem per interesin e tij personal.

Ne 25 prill çlirojme Maliqin dhe kthejme shpresen te te rinjte. #shqiperia_shtepia_juaj??

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb