Aleanca për qytetarët është mbledhur në një tubim në Korçë. Ish-deputeti Endrit Braimllari deklaroi nga qyteti jug-lindor se qytetarët janë të bashkuar kundër hajdutërisë, krimit dhe paligjshmërisë të Edi Ramës.

Braimllari shtoi se data 30 qershor mund të jetë ditë zgjedhësh për Rilindjen, por jo për Shqipërinë. Ai nënvizoi se Rama do ta destabilizojë Shqipërinë.

Deklarata e Braimllarit:

Qytetaret jane te bashkuar kunder hajduterise, krimit dhe paligjshmerise se Edi Rames.

Data 30 Qershor mund te jete dite zgjedhjesh brenda Rilindjes por jo per qytetaret. Sot demokracia eshte ne rrezik dhe duhet mbrojtur nga nje i çmendur si Edi Rama qe kerkon ta marr peng kete vend. Shqiperia nuk eshte e bandave te Edi Rames por e qytetareve.

Edi Rama eshte i friksuar se e pret burgu dhe per kete do te djegi Shqiperine.  Edi Rama nxit dhune kerkon destabilitet qe te zgjas agonine e tij ne pushtet.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb