Drejtuesi politik i LSI-së në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari, deklaroi nga Pogradeci, se Niko Peleshi nuk meriton votën e qytetarëve.

Braimllari theksoi se Peleshi ka shkatërruar turizmin dhe ka falimentuar biznesin në Pogradec dhe në zonat përreth.

  • foto galeri

Postimi i Endrit Braimllarit:

Niko Peleshi nuk meriton votën e qytetarëve të Pogradecit.

Ai nuk e do Pogradecin, shkatërroi turizmin në Pogradec dhe falimentoi biznesin.

Niko Peleshi kërkon të tjetërsojë vijen liqenore, duke ja marrë qytetarëve të Pogradecit dhe t’ja u jap oligarkisë.

Ndaj më 25 Prill, të gjithë refuzojeni këtë politikë të vjetër.

Më 25 Prill LSI do të krijojë mundësi punësimi për të rinjtë, do të mbështesë me më shumë subvencione Bujqësinë dhe turizmin.

Më 25 Prill sa më shumë shanse dhe mundësi të barabarta për qytetarët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb