TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari deklaron se rrëzimi i kërkesave të opozitës për të marrë prova shtesë nga institucionet e rilindjes vërteton masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Teksa rendit disa shkaqe, që sipas tij sollën shkatërrimin e zgjedhjeve dhe tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, Braimllari thekson se ishte një proces që nisi para 25 prillit, u ekzekutua më 25 prill dhe vazhdoi në sy të të gjithëve në KAS.

POSTIMI I PLOTË
Masakra zgjedhore e 25 Prillit është vërtetuar dhe shumë e qartë për të gjithë.
Rrëzimi i kërkesave të opozitës për të marrë prova shtesë nga institucionet e rilindjes e vërteton këtë.
Tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve ishte një proces që nisi para 25 prillit, u ekzekutua më 25 prill dhe vazhdoi hapur në sy të gjithë qytetarëve në KAS.
? Kryetarët e Bashkisë të partisë shtet emëruan militant partiak gjatë periudhës së fushatës në kundërshtim me ligjin dhe kodin zgjedhor.
?Rriten në mënyrë fiktive ndihmën ekonomike.
?Përdoren administratën dhe çdo burim shtetëror në funksion të Rilindjes.
?Fondi i Rindërtimit u përdor në mënyrë abuzive në funksion të fushatës së Rilindjes duke e dhënë atë muajin e fundit dhe duke favorizuar objekte apo zona në të cilën nuk ishin prekur nga tërmeti, por vetëm për të favorizuar Rilindjen në zgjedhje.
?Vendimi i Komitetit Politik të Rilindjes për heqjen e të drejtës së votës shtetasve shqiptare që jetojnë në Greqi apo Maqedoninë e Veriut dhe revokimin e këtij vendimi vetëm pak orë pas përfundimit të zgjedhjeve.
?Rimbursimi i Karburantit për fermerët, jo pa qellim u dha ditën e shtune, një ditë para ditës së zgjedhjeve me qëllim që të favorizonte Rilindjen.
Këto fakte të rëndësishme, por dhe tjetërsimi i vullnetit nëpërmjet blerjes së votës, shkatërrimi i procesit ditën e zgjedhjeve, ku kemi shtetas që votojnë disa herë, më shumë fletë votimi në kuti sesa numri i zgjedhësve, ndërhyrja e numëruesve të rilindjes me stilolapes duke shënuar vota për PS apo nxjerr fletë votimi të pavlefshëm janë një kambanë alarmi sesi zgjedhjet u shkatërruan dhe u tjetërsuar vullneti i qytetarëve më 25 Prill.

Braimllari
Braimllari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb