Drejtuesi politik i LSI-së në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari ka denoncuar punimet në rrugën Korçë-Ersekë, ndërsa theksoi se kostoja e saj u rrit.

Sipas tij, nga 1 milion, kostoja e rrugës për km shkoi në 5 mln. Braimllari tha se Rama jo vetëm që rriti koston por spostoi dhe projektin dhe ka bllokuar edhe punimet. Ndër të tjera ish-deputeti opozitar i bëri thirrje SPAK që të hetojë në lidhje me këtë rrugë.

REAGIMI I BRAIMLLARIT
Rruga Korçë Ersekë. E keni parë dhe Kryeministrin pra sy javësh vajti bëri inspektime atje që po përfundojmë punimet po ecin e të tjera me radhë. Pra mbajeni mend rruga Korçë, Ersekë, ka 8 vite nuk ecën. Çfarë ndodh? Në qeverisjen e PD me LSI pra viti 2011-2012 loti i parë i kësaj rruge është bërë me 1 milion euro kilometri. Dhe ndërkohë ka prekur dhe 4 ura për tu bërë pra që rrisin koston e projektit. Ky zotëria e bllokoi lotin e parë. E bllokoi projektin që ishte nën 1 milion euro kilometri. E spostoi projektin. E vonoi dhe e dhe 8 vite. E spostoi dhe e bëri 5 milion euro kilometri. Për kë? Për interesin personal të oligarkut të tij që punon atje dhe menaxhon paratë e Edi Ramës. Dhe çfarë bëri? Jo vetëm spostoi projektin, rriti koston me një projekt me kosto më të ulët sepse i shmangi urat, rruga është vetëm drejt, por izoloi dhe 4 fshtra atje sepse ato urat ishin bërë me qëllim që të lidheshin fshatrat për të dalë në Korçë e për tu lidhur gjithë zona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: