TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari akuzon ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se e ka kthyer Policinë e Shtetit në një organizatë mafioze të paidentifikuar.

Në një postim në “Facebook”, duke iu referuar deklaratës së Lleshaj për numrat e identifikimit të policëve ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar, Braimllari shkruan se çdo qytetar ka të drejtë të mos i bindet policisë sepse nuk e dimë nëse janë efektivë apo banditë.

“Sandër Lleshi, Ministri i Brendshëm më i paaftë në historinë e Shqipërisë, e tha publikisht që mosmbajtja e numrave të identifikimit të Policisë së Shtetit është bërë me vetëdije të plotë me qëllim që policia të mos shantazhohej.

Nuk e di se nga kush do shantazhohej Policia e Shtetit nëse do zbatonte ligjin, sepse ato që u dhunuan ishin artistët, njerëz të nderuar, studentë ekselentë dhe gra të cilët kurrsesi nuk kanë presionin si mjet për t’u mbrojtur por reagimin qytetar.

Sandër Lleshi konfirmoi edhe një herë që e kthehu Policinë e Shtetit në një organizatë mafioze të paidentifikuar, e specializuar për të dhunuar qytetarët në interes personal të Edi Ramës.

Tani çdo qytetar ka të drejtë të mos i bindet patrullave të policisë sepse nuk e dimë nëse janë efektivë që ruajnë rendin dhe sigurinë publike apo banditë të veshur me uniformë policie”, shkruan Braimllari.

Braimllari
Braimllari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb