POGRADEC

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, me anë të një postimi në “Facebook” ka postuar një foto nga Pogradeci.

Braimllari shkruan se sezoni turistik këtë vit në Pogradec është shumë i varfër, duke shtuar se investimet e qeverisë Rama mungojnë në qytetin liqenor.

Po ashtu, Braimllari thekson se Rama shpenzon paratë vetëm me rrethin e ngushtë të tij të oligarkëve, duke lënë në harresë shqiptarët e thjeshtë.

Postimi i Endrit Braimllarit:

Në Pogradec, qytetin buze liqenit, ku ky sezon turistik eshte me i dobet se çdo vit tjeter. Jo vetem situata ekonomike por dhe harresa e qeverise Rama, mungesa e investimeve ka bere qe Pogradeci kete vit te jete me i vaket se cdo vit tjeter.

Largimi i te rinjve si ne cdo qytet te Shqiperise eshte nje plage dhe per Pogradecin per shkak te politikave te Rilindjes.

Politikat klienteliste te rilindjes te cilat nuk favorizojne biznesin vendas por klientet e qeverise, po i marrin frymen Pogradecit ne kete sezon turistik dhe gjithe Shqiperise.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb