KOLONJË

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka takuar sot qytetarët në Kolonjë.

Braimllari shprehet se kjo zonë po përballet me papunësi masive, ndërsa tha se është koha për të kthyer besimin tek rinia kolonjare dhe ajo shqiptare.

Postimi i Endrit Braimllarit:

Ne takim me strukturat e LSI-se ne bashkine e Kolonjes.

Kolonja e Rilindjes se vertete, e tradites dhe e vlerave kombetare, po perballet me varferi ekstreme me mungesen e sherbimeve, me mungesen e investimve dhe me nje qeveri te papergjegjshme dhe arrogante e cila Rilindjen e vertet e ka lene ne varferi ekstreme dhe pseudorilindjen e ka pasuruar ne kurriz te qytetareve te ndershem.

Eshte koha per t’a nxjerre vendin nga kjo varferi ekstreme per te kthyher besimin tek te rinjte per te rikthyer shpresen ne vend, me nje plan konkret, qe hap vende te reja pune, qe simulon biznesin e vogel dhe te mesem, qe vendos nje sistem meritokracie dhe vlerash dhe jo nje sistem parazit te paaftesh siç na solli pseudorilindja e Rames.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb