Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me fermerë të fshatit Klloce në Maliq.

Fermerët kanë ngritur problematikat e tyre. Ndërkaq Braimllari tha se kjo qeveri i ka lënë fermerët në harresë dhe me ndryshimin e qeverisjes pas 25 prillit e gjithë vëmendja do të jetë tek fermerët.

-Ne jemi fermerë dhe e japim duhanin me kontratë, me karta të rregullta, me NIPT, tani ku ta gjejmë të drejtën ne?

-Duhet fshati me asfalt, duhen kanalizime, duhet një shesh për fëmijët. S’ke një lulishte. Të tëra taksat i paguajmë ne. Punëtorë të mëdhenj janë të tërë këta që shikon këtu ti.

Braimllari: Të gjithë këto që thatë ju kërkojnë një qeveri të përgjegjshme që të investojë drejtpërdrejt te fermeri me subvencione të drejtpërdrejta, pra që të shkojë te ty që je fermer i vogël apo i mesëm. Heqjen e akcizës së naftës, e cila është shumë e rëndësishme për të liruar fermerin. Të gjitha këto politika i kemi hartuar si rezultat i komunikimit që kemi pasur mbi bazën e shqetësimit. Këto gjera duhen realizuar, por ky që është sot në qeveri nuk i realizon dot, sepse nuk e ka vëmendjen fare. Ai po të vijë këtu dhe po ta pyesni ju për këto gjëra, ai nuk di të japi përgjigje.

Me heret permes nje postimi ne Facebook, Braimllari u shpreh:

Banoret e Kloces ne Libonik te Maliqit po perballen me arrogancen, paaftesine dhe papergjegjshmerine e bashkise Maliq.
Mungesa e infrastruktures, kanalizimeve, ujit te pishem, mungesa e investimeve ne bujqesi jane shqetesime serioze per banoret e Kloces.
Bashkia Maliq, ushtron presion nepermjet ndihmes ekonomike per sherbimet qe duhet ti ofroje çdo qytetari duke keqperdorur zyrat e shtetit.
Pergjegjesia do te jete personale per kedo qe ushtron presion dhe perdor zyrat e shtetit per interesa personale dhe jo ne funksion te sherbimit qytetar.
Te gjithe do te mbajne pergjegjesi per abuzimet, emerimet fiktive dhe keqperdorimin e fondeve publike.
Do te shkojne perpara drejtesise te gjithe zyrtaret te cilet abuzojne dhe tallen me varferine ekstreme te banoreve te kesaj zone.
Rilindja ka marre fund, eshte e deshperuar dhe e vetmuar, forca e qytetareve te bashkuar eshte shume here me e forte se e ketij sekti famekeq.
Me 25 Prill largojme kete fatkeqesi kombetare qe po i merr shpirtin vendit dhe qyterareve.
Me 25 Prill nis nje epok e re ajo e hapjes se vendeve te punes, e vemendjes se drejtperdrejt mbi hallet e qytareve.
#Shqiperia_shtepia_juaj??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: