Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari dhe anëtarja e kryesisë së LSI, Elona Guri ishin në Kryegjyshatën botërore të Bektashinjve për të uruar festën e Sulltan Novruzit.

Braimllari uroi besimtarët duke folur për paqe, begati dhe solidaritet.

“Në emër të LSI urojmë të gjithë besimtarët bektashinj gëzuar Sulltan Novruzin. Mirësia, paqja, begatia mbizotëroftë në çdo familje shqiptare, të shikojmë drejt së mirës, të shikojmë drejt paqes për të qenë të gjithë të bashkuar për të shërbyer më shumë të pamundurve dhe për të qenë kjo ditë e re, një ditë pranvere, dhe kjo ditë kaq e bukur të na shoqërojë gjatë gjithë vitit”, tha Braimllari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb