Një burrë është burgosur dhe ndaluar për të paktën 10 vite që të mbajë kafshë, pasi u kap nga CCTV duke hedhur 2 lepuj në shkurre para se të largohej me makinë.

Gavin Huw Towells, 39 vjeç, nga Cwmbach, Aberdare në Wells, u shpall fajtor nga gjyqi i “Merthyr Magistrates’. Madje ai penalizua edhe nga këshilli i Rhondda Cynon Taf, për braktisjen e kafshëve.

Gjykata dëgjoi sesi ai u filmua në CCTV duke dalë nga makina e tij në një anë rruge në Abercynon, duke kapur nga veshët kafshën e gjorë,  më pas duke i dhënë një shtysë  drejt shkurreve.

Burri bëri të njëjtën gjë edhe me lepurin e dytë, përpara se të largohej duke lënë edhe kafazin pas.

Një dëshmitar konfirmoi se lepujt u dërguan në klinikën veterinare, ku iu dha edhe qetësuese për veshët.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: