Një britaniko-afgan, i cili u largua nga Afganistani në vitet 1990, ka treguar së fundmi se po mendon rikthimin në Kabul dhe të bashkohet në talebanët, për të mbrojtur, gruan, nënë, motrën e vajzën të bllokuar në kryeqytet.

Nabil, 49 vjeç, se kjo formë mund të jetë mënyra e vetme për të shpëtuar familjen dhe që gratë të mund të jenë të sigurta e të qeta.

“Familja ime kontrollohet nga talebanët, vetëm se nuk ka asnjë mashkull në shtëpi. Jam në ankth. A duhet të heq dorë nga gjithçka që kam ndërtuar në këto vite në Britani, apo të marr armët me talebanët e të mbroj familjen time?

Më tej ai shtoi:

“Tani e kam një vendim, dua që të kthehem atje, e të sigurohem që të gjithë janë mirë. Ekziston mundësia që motrat e mia, që janë te të 20-at, të tërhiqen zvarrë nga talebanët dhe të detyrohen të martohen me to. Djali është ende i vogël, 12 vjeç, ndërsa vajza 10. Prandaj jam i frikësuar për ta. Talebant janë e kundërta e atyre që unë jam mësuar dhe po jetoj por një rikthim, është e vetmja mënyrë për të mbrojtur familjen”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb