TIRANË

Nuk u paraqit në shërbim, gjykata e Tiranës dënoi me 50 mijë lekë gjobë ushtaraken. I.D, me gradë nëntogere, është cilësuar fajtore për akuzën “Mosparaqitja e oficerëve dhe nënoficerëve aktivë” të parashikuar nga neni 37/1 i Kodit Penal Ushtarak. Referuar vendimit të gjykatës, I.D efektiv i Repartit Ushtarak Nr. 6630 rezulton se ka kryer studimet ushtarake pranë Akademisë së Forcave të Armatosu në periudhën 01.04.2017-18.12.2017. Në përfundim të studimeve është titulluar “oficer” dhe i është dhënë grada “Nëntoger” me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes. Po me urdhër të Ministrit, ajo është emëruar

me detyrë “Komandant i togës së ruajtjes” në Repartin Ushtarak nr.6630, me afat 6-vjecar. Në dhjetor të 2020, nëntogerja i ka paraqitur një kërkesë me shkrim, shefit të shtabit te repartit, për leje pa te drejtë pafe për 30 ditë. Kjo për arsye të plotësimit të dokumentacionit për bashkim familjar më bashkëshortin e saj i cili është rezident në Zvicër. Leja e kërkuar prej saj i është miratuar, porn ë përfundim ajo nuk është paraqitur në detyrë. Eprori i drejtpërdrejtë i saj e ka kontaktuar nëpërmjet aplikacionit “Ëhatsup”, ku i ka bërë me dije se do të raportohet mungesë pa arsye.

Komandanti i kompanisë ka komunikuar përsëri me të dhe në momentin kur ka marrë përgjgigje negative për kthimin në detyrë, ai ka informuar drejtuesin e repartit, për thyerjen e lejes së qëndrimit jashtë shtetit dhe mungesën pa arsye në detyrë të nëntogeres. Më pas, ndaj saj është ushtruar ndjekja penale.

Motra e nëntogeres iu dha hetuesve këtë version.

“Gjatë periudhës që ka shërbyer në Repartin ushtarak nr.6630, ka patur një sjellje dhe perfromancë shembullore, që për të cilën ka marrë edhe vlerësimet maksimale në punë. Në muajin shtator të vitit 2020 motra ime  ka paraqitur një kërkesë drejtuar komandantit të repartit, për dalje në lirim nga Forcat e Armatosura, por kërkesa nuk iu miratua. Duke qenë se motra ime kishte lidhur martesën me shtetasin M.B, i cili është rezident në Zvicër dhe kërkonte të bënte bashkimin familjar, i është drejtuar përsëri më kërkesë Ministres së Mbrojtjes për dalje në lirim dhe kërkesë për takim. Në lidhje me kërkesën për takim nuk u kthye asnjëherë përgjigje, ndërsa përgjigja për kërkesën për lirim është kthyer vetëm pas këmbënguljes time dhe jashtë afateve ligjore”.

Ajo sghpjegoi më tej, se motra e saj  kaloi një krizë shëndetësore gjë për të cilën u shtrua nëspital dhe u dignostifikua me diagnozën azëm bronkiale, me rekomandimin për tu ndjekur në dinamike.

“Duke qenë se ne nuk kishim mundësi financiare, motra u largua pranë bashkëshortit të saj në Zvicër me qëllim mbulimin e shpenzimeve financiare, si dhe për një trajtim më të specializuar.

Aktualisht motra ndodhet në Zvicër pranë bashkëshortit të saj, ku dhe ka bërë bashkimin familjar dhe ka marrë lejen e qëndrimit”, shpjegon ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb