Pritet vetëm konfirmimi zyrtar por Adolfo Sormani nuk do të jetë më trajner i Partizanit. Tekniku italian firmosi fatin e tij përfundimtar teksa refuzoi të zbres me ekipin në derbin e kryeqytetit.

Sormani u tërhoq menjëherë pasi mësoi se në ekipin e tij kishte lojtarë pozitiv me Covid-19, nuk drejtoi ekipin në seancat stërvitore, nuk e bëri një gjë të tillë as në fushë duke i dorëzuar fronin Kalarit dhe pjesës tjetër të stafit drejtues, pavarësisht se rezultoi negativ në testin që iu nënshtrua. Kjo sjellje e italianit, sjellje jo burrash e cilësoi Olsi Rama në mënyrë të tërthorë, firmosi përfundimisht fatin e tij.

Sormani
Sormani

As rezultatet nuk ishin në favor të Sormanit, Partizani nën drejtimin e tij jo vetëm që nuk arriti të rikthej në lojë por u zhyt gjithnjë e më shumë në krizë. Sormani në këtë rikthim të dytë në kryeqytet do të kujtohet vetëm për humbjen e thellë në derbin 5-1 dhe për braktisjen që i bëri ekipit përpara sfidës kundër Tiranës.

Palët janë takuar pas derbit për të gjetur një kompromis për një largim të butë, ndërsa ekipin për pjesën e mbetur të sezonit do ta drejtor Kalari me pjesën tjetër të stafit, ashtu siç ndodhi përballë bardhebluve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb