LUSHNJE –  Policia e Lushnjes ka shoqëruar nënën e foshnjes së pajetë që u gjet sot në kazanin e plehrave.

Ajo është A. Nexha dhe sipas policisë e ka lindur para 2 ditesh në shtëpi foshnjen e gjinisë vajzë. BalkanWeb bën me dije se Nexha ishte në kushte të mjerueshme ekonomike dhe kishte dhe 3 fëmijë të tjerë.

Sot në datën 30.10.2018, rreth orës 08.30, në lagjen “Kongresi” Lushnje, në afërsi të Bashkisë Lushnje, pranë një koshi plehrash është gjetur një foshnje dy ditëshe e pa jetë. U ngrit grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është braktisur nga nëna e saj, shtetasja A.N, 32 vjeçe, e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: