Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk është prekur nga Covid-19.

Ajo ka rezultuar sërish negative, dhe rezultatin e testit e ka komunikuar nëpërmjet një statusi në “Twitter”.

“Jam e lumtur t’ju njoftoj se rezultati i testit tim të fundit për koronavirus është negativ. Dje e bëra…Faleminderit për mbështetjen tuaj. Kujdesuni për veten!”- u shpreh presidentja e KE.

Dje komisioneri Eric Mammer tha se Ursula von der Leyen ishte në Gjermani por nuk cilësoi se kur do të kthehej në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Europian u largua nga samiti të enjten e kaluar për t’u vetëizoluar, pas konfirmimit se një anëtar ishte diagnostikuar me koronavirus. Kjo është hera e dytë brenda muajit tetor që Von der Leyen i nënshtrohet testit të Covid-19, pas kontakteve me persona të infektuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb