Policia e Kukësit ka proceduar penalisht një shtetase, për veprën penale “Braktisja e të miturit”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës proceduan në gjendje të lirë shtetasen Sh. B., 50 vjeçe, banuese në Kukës.

Procedimi ndaj saj filloi pasi ka braktisur në Kosovë, vajzë e saj të mitur 17 vjeçe. Falë bashkëpunimit të DVP Kukës dhe Policisë Kufitare Morinë me Policinë e Kosovës është bërë i mundur lokalizimi, gjetja dhe kthimi i 17-vjeçares në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Polica e Kukësit apelon për të gjithë shtetasit që të mos braktisin fëmijët në vende të tjera, për asnjë lloj arsyeje, pasi për çdo rast do identifikohen dhe ndëshkohen personat përgjegjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: