AFGANISTAN

Ish-Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani është larguar edhe më shumë vendin të tij. Pasi braktisi Kabulin prej talebanëve ai tashmë ka ikur dhe nga Taxhikistani.

Mësohet se ai është pritur në Emiratet e Bashkuara Arabe për të qenë më i sigurt.

Ghani  tashmë nuk ka më post në Afganistan pasi e braktisi pozitën dhe vendin e tij e ka marrë përkohësisht zëvendësuesi i tij, Amrullah Saleh, i cili po udhëheq një rezistencë modeste në disa qytete të vendit.

Ish-Presidenti u kritikua shumë për braktisjen e vendit, por ai deklaroi nga Taxhikistani se e bëri me qëllim për të evituar gjakderdhjen në Kabul.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb