Studentet afgane do të duhet të veshin fustana të zi me nikab me të cilën mbulohet fytyra, e mësimet do t’i ndjekin nëpër klasat e dedikuara vetëm për vajza.

Gjithçka bëhet me urdhër që e ka dhënë regjimi talebanë, me rastin e rihapjes së universiteteve private në Afganistan, përcjell Telegrafi.

Studentet që ndjekin mësimet në universitetet private, do të duhet të braktisin klasat pesë minuta para studentëve meshkuj, përndryshe detyrohen të presin që të largohen meshkujt dhe më pas ato të dalin, kështu precizohet edhe nga urdhri i ministri të Arsimit.

Universitetet obligohen të “gjejnë profesoresha që do t’ju japin mësim studenteve”, përndryshe detyrohen të punësojnë “profesorët e vjetër meshkuj”, e kaluara e tyre morale që është kontrolluar dhe konsiderohen si të besueshëm.

Fustani (aba) që tani detyrohen t’i veshin studentet e universiteteve private, është i gjerë i gjatë dhe mbulon tërë trupin. Nikabi mbulon fytyrën, e sytë mbesin të zbuluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb