Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se pritet që në periudhën 15-20 maj pritet që të ketë rritje të rasteve me COVID-19, pasi përkon me fushatën elektorale që u zhvillua në muajin prill.

I ftuar në ‘Real Story’ teksa bëri një interpretim të kurbës së shifrave, të shtrimeve në spital apo dhe rasteve me koronavirus, tha se ka pasur edhe rritje të thirrjeve tek numri 127, ku kryesisht kanë qenë në lidhje me efektet e vaksinës.

Këtë fakt e konfirmoi edhe Drejtori i Spitalit COVID2 Perlat Kapisyzi, i cili tha se është rritur numri i shtrimeve në spital.

Brataj: Pati një rritje te telefonatave tek 127 dhe e pashë, ishin informacionet e rreth efekteve të vaksinës, që kërkonin ndihmë. Kishin efekte anësore, dhimbje trupi. Ishte një seri thirrjesh. Unë ndjek shtrimet në spital. Ne jemi barometri i situatës për shtrimet në spital bëj çdo ditë indeksin. Shoh nëse më shumë dalin apo hyjnë. Në dhjetor dilnin më shumë së sa hynin. Kemi asistuar 1370 pacientë. Numri nuk është se ka qenë kaq i pakët.

Kapisyzi: Këto 3-4 ditë ka një rritje të shtrimeve. E shoh nga numri i urgjenave që shtrohen. Duke qenë se një pjesë janë mosha jo të avancuara, dhe ditëqëndrimi është më i vogël në krahasim me shkurtin, apo nëntorin e dhjetorin.

Brataj: Kjo përkon me fillimin e fushatës.
Kapisyzi: Do vijë duke u rritur për nja 15 ditë.

Brataj: 15-20 maj presim rritje fiziologjike të asaj ça ka ndodhur.
Kapisyzi: Grafikët e dhëmbëzuar flet që nuk është stabël situata dhe duhet që të ketë kujdes. Grafiku i të shtruarve ishte stabël.

Brataj: Nëse sot kemi 53 raste, nuk ka shumë kërkesa për teste, pasi edhe njerëzi që kanë shenja të lehta thonë se mund të kenë rrufë. Këtë vit, në krahasim me vitet e kaluara ka infeksione respiratorë. Kjo hapja shton edhe sëmundjet e tjera. Interpretimi i këtyre gjërave është dhe nuk është realitet. Por nëse njerëzit nuk kërkojnë nuk ke si ta vërtetosh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb