TIRANË

Maska sipas mjekëve ka bërë që ende në Shqipëri të mos qarkullojë gripi stinor. Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha në “Real Story” në News24 se virusi i tregoi dobësitë e tij në verë, me temperaturat e larta, lagështinë dhe ventilimin. Ai tha më tej se përdorimi i maskës ndikon tek gripi dhe sëmundjet infektive pulmonare.

Është mjeku infeksionist Pëllumb Pipero përforcoi këtë mendim, duke shtuar dhe masat e tjera mbrojtëse si larja e duarve, evitimi i grumbullimeve etj.

Pipero: Ky virus dëshmoi që nuk ka sezonalitet. E sfidoi stinën dhe ne nuk dimë se si do sillet dhe më tej. Jemi ende herët për të thënë gjërat.

Brataj: I tregoi dobësitë e veta se në verë nuk u ruajt njeri. Infeksioni ishte shumë i përhapur dhe ishin njerëz që jetonin së bashku dhe unë isha sëmurë, ti nuk ishe. Sëmundja s’kalonte 37 apo s’kalonte 2-3 simptoma. Ne i patëm numrat me përqindje të gjitha. Ky nuk eliminon temperaturën e lartë, lagështinë e ajrit, ventilimin, izolimin. Ne s’kemi grip, e keni vënë re? Pse? Po përdorim maskën. Ndikon tek gripi dhe sëmundjet infektive pulmonare.

Pipero: E kemi thënë para 4-5 muajsh jo se e dinim, por sepse eksperienca në hemisferën e jugut dëshmoi që qarkullimi i virusit të gripit stinor ishte shumë i ulët, për shkak të përdorimit të masave parandaluese të SARS-COV2 që duke mbuluar hundën apo gojën me maskë apo duke larë duar, duke kufizuar udhëtimet, apo duke evituar grumbullimet ulin dhe frekuencën e qarkullimit të gripit stinor. Ende nuk kemi qarkullim të gripit stinor.

Brataj: Jemi në dhjetor. Gripi e vështirë të mos mbërrijë në nëtor. Çdo vit në nëntor ka qenë i ardhur. Po vonon sipas meje nga maska.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb