SLLOVAKI- Kryeministri sllovak, Robert Fico kërkoi sot një samit të jashtëzakonshëm nga Bashkimi Evropian pas dhunës në Këln ku disa gra dhe vajza ishin viktima të sulmeve seksuale.

“I drejtohem presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, që të shqyrtojnë një përshpejtim të vendimit për krijimin e një trupe evropiane të rojave kufitare dhe mendoj se për këtë arsye do të ishte e nevojshme të thirret një samit i jashtëzakonshëm i BE-së”, deklaroi Fico në një konferencë shtypi.

“Duhet të ndryshojmë kalendarin që ne kemi miratuar së fundi, sepse ne nuk mund të presim deri në vjeshtë, për të zbardhur ngjarjet që kanë ndodhur në Këln”, shtoi ai.

“Këto sulme kanë ndodhur jo vetëm në Këln, por gjithashtu edhe në vende të tjera të Evropës, si në Suedi”, theksoi kryeministri.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: